Konkursi Kombëtar të Gjuhës Angleze 2024
Eduriv në bashkëpunim me UkBookPublishing, prezanton Konkursin Kombëtar të Gjuhës Angleze 2024 (Emri). Ky konkurs synon të inkurajojë dhe të vlerësojë aftësitë e nxënësve në gjuhën angleze, duke promovuar rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja në të gjithë Shqipërinë.
Detaje të konkursit:
Data: 9 Nëntor 2024
Kohëzgjatja e Testit: 1 orë
Bashkëpunim: Testet janë hartuar në bashkëpunim me UKbookpublishing, duke siguruar cilësinë dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare.
Nivelet e Konkursit: Konkursi është i ndarë në 6 nivele, ku çdo nivel përfshin dy klasa:
Niveli 1: Klasa 1 dhe 2
Niveli 2: Klasa 3 dhe 4
Niveli 3: Klasa 5 dhe 6
Niveli 4: Klasa 7 dhe 8
Niveli 5: Klasa 9 dhe 10
Niveli 6: Klasa 11 dhe 12
Përfitimet për Nxënësit
Pjesëmarrja në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Angleze 2024 ofron një sërë përfitimesh që ndihmojnë në zhvillimin personal dhe akademik të nxënësve. Ja disa arsye kryesore pse nxënësit tuaj duhet të marrin pjesë:
Zhvillimi i aftësive gjuhësore:
Konkursi synon të përmirësojë dhe thellojë njohuritë e nxënësve në gjuhën angleze përmes sfidave të strukturuara dhe të përshtatura për çdo nivel mësimor.
Nxitja e mendimit kritikor dhe zgjidhjes së problemeve:
Përmes pyetjeve dhe detyrave që kërkojnë analizë dhe kreativitet, nxënësit zhvillojnë aftësitë e tyre të mendimit kritik dhe të zgjidhjes së problemeve, të cilat janë të rëndësishme për suksesin e tyre akademik dhe profesional.
Motivimi dhe inkurajimi për ekselencë:
Konkursi krijon një mjedis konkurrues pozitiv që motivon nxënësit të arrijnë nivelin më të lartë të performancës së tyre, duke i inkurajuar ata të përpiqen më shumë dhe të arrijnë ekselencë në studimet e tyre.
Përgatitja për Sfida të Ardhshme Edukative:
Përvoja e pjesëmarrjes në konkurse të tilla ndihmon nxënësit të përgatiten më mirë për sfida të mëtejshme edukative, si provimet ndërkombëtare dhe këtuësimet në universitete, duke i dhënë atyre një avantazh konkurrues.
Ndërtimi i vetëbesimit dhe aftësive komunikative:
Përvojat e suksesshme në konkurse rritin besimin në vetvete të nxënësve dhe përmirësojnë aftësitë e tyre komunikative, të cilat janë thelbësore për suksesin në mjediset akademike dhe profesionale.
Medalje: 5% e pjesëmarrësve më të mirëve nga çdo nivel, që kanë marrë pikët më të larta do të përfitojnë çertifikatë dhe një medalje ari, 8% e pjesëmarrësve më të mirëve nga çdo nivel që kanë marrë pikët më të larta do të përfitojnë çertifikatë dhe një medalje argjendi dhe 10% pjesëmarrësve më të mirëve nga çdo nivel që kanë marrë pikët më të larta do të përfitojnë çertifikatë dhe një medalje bronzi.
Përfitimet për Shkollat
Përmirësimi i performancës akademike:
Konkursi synon të nxisë dhe të zhvillojë aftësitë gjuhësore të nxënësve tuaj në anglisht, duke kontribuar në përmirësimin e përgjithshëm të performancës akademike të shkollës.
Rritja e vlerësimit dhe prestigjit të shkollës:
Pjesëmarrja dhe suksesi në konkurse ndërkombëtare rrisin reputacionin e shkollës tuaj, duke e bërë atë më tërheqëse për prindërit dhe nxënësit e rinj.
Motivimi dhe inkurajimi i nxënësve:
Konkurset ofrojnë një platformë sfiduese dhe motivuese për nxënësit, duke i inkurajuar ata të arrijnë më shumë dhe të zhvillojnë besimin në aftësitë e tyre gjuhësore.
Vlerësimi i njohurive të nxxënësve:
Përmes pjesëmarrjes në konkurs, mësuesit mund të përmirësojnë metodologjitë e tyre mësimore dhe të marrin feedback të vlefshëm për përmirësimin e procesit të mësimdhënies.
Ndërtimi i një mjedisi konkurrues pozitiv:
Konkurset krijojnë një mjedis ku nxënësit mësojnë të bashkëpunojnë dhe të konkurrojnë në mënyrë konstruktive, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive të tyre sociale dhe personale.
Pjesëmarrja në Konkursin “Emrin” kushton 2000ALL.
Të gjithë pjesëmarrësit që nuk kanë fituar medalje do të pajisen me çertifikatë pjesëmarrjeje.
Pwr tw marrw pjwsw nw konkursin “EMER” ju duhet tw regjistroheni nw https://my.eduriv.com/login , tw krijoni llogarinw tuaj dhe tw bwni “Book”